Korçë, edicioni i 7-të i olimpiadës mbarëkombetare të skive në Dardhë
Me dhjetëra të rinj studentë në Universitetet e Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë, kanë marrë pjesë në olimpiadën mbarëkombëtare të skive, event ky që u zhvilluar për të 7-tin vit radhazi në zonën turistike të Dardhës në Korçë. I pranishëm ishte edhe Zv/Ministri I ministrisë së Arsimit dhe e Sportit, Rauf Dimraj.Korce-Olimpiada mbarëkombëtare e skive është zhvilluar për të 7-tën herë radhazi në zonën turistike të Dardhës në Korcë, me pjesmarrjen e te disa universiteteve nga trevat shqipfolese.Studentë të Universitetit të Tiranës, Korçës, Prishtinës e Tetovës, u shprehen të entuziasmuar per faktin qe ky sport po merr përmasa gjithnje e më të mëdha.Zv/Ministri i Arsimit dhe e Sportit, Rauf Dimraj, u shpreh se ky sport ka nevoje per mbeshtetje më të madhe. Kërkesë për mbështetje bën edhe Presidenti i Komitetit Olimpik Kombetar Viron Bezhani.Pista e skive ne Dardhe është një investim privat ndër të paktit e këtij lloji në vendin tonë.