Basha-Amon: Të tronditur nga krimi në kupolën e shtetit
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, priti në një takim nënkryetarin e grupit parlamentar të partisë popullore të Austrisë, Werner Amon, ku ndau shqetësimin mbarëpopullor dhe të partnereve ndërkombetarë për rritjen galopante të nivelit të krimit në vend dhe për uzurpimin që bota e krimit i ka bërë institucioneve më të larta politike dhe administratës shtetërore."Shqiptarët ndihen të shokuar nga akuzat në gjirin e mazhorancës për skenarë vrasjesh dhe larje hesapesh", tha Basha, duke shtuar se "ky skandal thellohet edhe më tepër nga fakti që për më shumë se 6 muaj, kryeministri dhe ministri i brendshëm janë përpjekur te fshehin akuzat e rënda ndaj Kryetarit të Parlamentit, si porosites i vrasjes së dy deputeteve te Kuvendit te Shqiperise."Basha tha se tronditja e qytetarëve nga këto zhvillime të paprencedent u dëshmua me pjesmarrjen më masive në historine e protestave në Shqiperi, ku populli shprehu indinjatën dhe kundërshtinë ndaj kapjes së shtetit nga krimi, si dhe shprehu kërkesën që Kryetari i Kuvendit të japë dorëheqjen për ti hapur rrugën një hetimi të plotë, thellësisht profesionist dhe transparent të akuzës më të rëndë në këto 25 vite politikë.Basha e siguroi Amon për vendosmërinë e plotë të Partisë Demokratike për ti shkuar deri në fund sëbashku me qytetarët shqiptarë procesit të dekriminalizimit.