Videoja e Bes Kallakut, Manjani: Reagimi i PD-se fondamentalist, i papranueshem
Ylli Manjani, nënkryetari i LSI bëri një koment në lidhje me atë se çfarë ka ndodhur në javën që lamë pas, për atë që tashmë njihet si çështja “Doshi”. Për Manjanin e vetmja gjë seriozë për këtë javë ishte një reagim fondamenalist për videon e humoristit Bes Kallaku, që nënkryetari i LSI e quajti si një sulm të Kalifatit të Berishës në PD.Në studion e lajmeve në Ora News, me gazetaren Klementina Cenkollari, Manjani tha se kjo është një ngjarje që duhet dënuar pasi është një ngjarje e ngjashme me ato të ekstremistëve ndaj humoristëve dhe karikaturistëve të përëndimit.Ylli Manjani: E vetmja gjë serioze që mund të merret nga java e shkuar është një reagim fondamentalist, ekstrem, i papranueshëm në shoqërinë demokratike të Kalifatit të zotit Berisha në PD ndaj një humoristi. Kjo është një ngjarje e ngjashme që ka ndodhur me të gjithë ekstremistët që ka rruzulli ndaj humorsitëve dhe karikaturistëve të perëndimit, jo në ato ekstremitetet por është e ngjashme. Kjo është një ngjarje që duhet dënuar sepse nuk bën dot politike me fondamentalizma dhe me reagime të tipit si ajo që bëri PD, sigurisht të Kalifatit të Berishës brenda PD për të reaguar në një mënyrë hakmarrëse, primitive, aspak të këndshme dhe që duhet marrë seriozisht sepse nëse reagime të kësaj natyre shtohen duhet të merret seriozisht në konsideratë, sepse politikë nuk është. Humoristi në fjalë bëri një gjest, parodi ku ironizoi të gjithë klasën politike dhe që zuri një audiencë të jashtëzakonshme për të treguar se në çfarë bataku është zhytur përgjithësisht politika, sidomos opozita e cila nuk përbën më lajm, por merret me trillimi dhe me histori të paqenë që përpiqet ti shesë si të qena. Një pardosit në një mënyrë elegante ironizoi këtë histori dhe i vetmi reagim duhet të ishte përshëndetës dhe jo fyes apo atakues sic zgjodhi të bëjë Kalifati i Berishës në PD.Në lidhje me zgjedhjet e 21 qershorit, nënkryetari i LSI la të nënkuptohet se për Bashkinë e Tiranës një kandidat mund të jetë edhe një ministër apo deputet, pasi sipas tij ata nuk janë të përjashtuar për tu zgjedhur.Ylli Manjani: Në parim asnjë deputet dhe asnjë ministër nuk është i përjashtuar për tu përzgjedhur për kandidat, pastaj a do jenë apo nuk do jenë këto janë çështje që as Edi Rama dhe Ilir Meta nuk e dinë në këtë çast që po flasim.