Cikloni Pam, një përbindësh i madh, viktima dhe dëme materiale
Këto janë pasojat që ka lënë pas cikloni PAM në ishujt Vanuatu , i konsideruar si një përbindësh i madh. Pas të paktën tëtë viktimave, shumë të plagosurve dhe dëmëve marramendëse materiale, sot kanë mbërritur ndihmat e para për banorët e prekur nga stuhia e tmerrshme. Avionë më sende bazike për banorët kanë ardhur nga Australia, Zelanda e Re dhe disa vende të tjera. Ndërkaq Britania e Madhe, Franca, dhe Bashkimi Evropian kanë premtuar ndihmë për ishujt Vanuatu.
Autoritetet ajrore kanë publikuar disa video, në të cilat duken shumë shtëpi të përmbytura tërësisht. Cikloni PAM ka shkatërruar gjithashtu shumicën e banesave në kryeqytetin Port Vila, përfshirë shkolla dhe klinika e spitale.
Vendi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për 267.000 rezidentëve të shpërndarë në 65 ishuj. Aeroporti ka pezulluar fluturimet, përvec atyre që do të sjellin ndihmat për të përballuar fatkeqësinë e madhe natyrore. Dyqane e biznese kanë mbyllur dyert si pasojë e dëmeve dhe përmbytjeve, ndërkohë që prioriotet për momentin është strehimi i banorëve , ushqimi për ta dhe uji i pa ndotur.
Në 15 30 minuta, cikloni Pam ka shkatërruar totalisht sipërfaqe të mëdha në vend me erëra që arritën deri në 340 kilometra në orë. Zëdhënësja e UNICEF-it, Elis Klements, e përshkroi ciklonin si 30 minuta terrori, ndërsa presidenti i vendit, Bolduin Londsdejl, i cili ndodhej në Japoni, bëri apel për mbështetje ndërkombëtare. Cikloni Pam është më i rëndi që ka goditur ishullin e Paqësorit që prej vitit 1987 .