Brazil, protesta kundër krizës ekonomike dhe korrupsionit

Qindra brazialianë dolën në rrugë duke protestuar kundër krizës ekonomike, rritjes së cmimeve dhe korruspionit. Të irrituar me qeverinë, brazilianët i bënë thirrje qeverisë të ulë taksat mbi lëndët djegëse dhe energjisë elektrike, të hetojë të gjitha rastet e korruspionit, përfshirë superskandalin miliarda dollarësh në kompaninë energjitike shtetërore Petroleo Brasileiro SA ose petrobas. Në mesin e kërkesave të tyre ishte gjithashtu rritja e investimeve në ndërtimin e infrastrukturës.Në San Paolo turma marshoi rreth muzeumit të arteve me banderola në duar, slogane kundër qeverisë dhe kërkesat për ndryshime në vend."Korruspioni është një problem i madh, ndaj jemi këtu. Jemi të sëmurë nga korrupsioni dhe shumë të lodhur, shprehet Maria, një protestuaese."Jemi në një situatë shumë të vështirë për shkak të krizës ekonomike dhe mungesës së besueshmërisë politike. E gjithë kjo çon në krizë, mungesë stabiliteti  social dhe një nivel të lartë papunësisë, thotë një tjetër protestues në Sao Paulo.Mes thirrjeve të protestuesve nuk mungonte edhe ajo për shkarkimin e presidentes së vendit Dilma Rousseff.Në 2014, thatësirat e vazhdueshme në Brazil lanë popullin pa ujë dhe pa energji elektrike në peridha të caktuara. Skandali i  korrupsionit në Petrobras ka shkaktuar trazira në treg, dhe gjithashtu monedha vendase është dobësuar shumë dhe banka qendrore e vendit parashikoi një tkurrje ekonomike në 2015.