Maqedoni, publikohet "bomba" e 10-të e skandalit të përgjimeve

Opozita në Maqedoni publikoi të ashtëquajturën bombën e 10 të skandalit të përgjimeve.Kreu i LSDM Zoran Zaev tha se përgjimet , dëshmojnë se ndershmëria e kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski është vetëm farsë që fsheh fytyrën e tij të vërtetë.Në përgjimin e publikuar, tregohet se si Gruevski ka kërkuar ndryshime të planeve urbanistike në një komunë duke përvetësuar dy parcela toke publike që kapin shifrën e 5 milion eurove.Lideri i opozitës edhe njëherë kërkoi dorëheqjen e Gruevskit dhe formimin e Qeverisë kalimtare që do të organizonte zgjedhje të ndershme dhe demokratike.Zoran Zaev: "Mbaroi, Gruevski! Vetëm dorëheqjet e Nikolla Gruevskit dhe Qeverisë së tij dhe formimin e Qeverisë për dalje nga kriza politike në të cilën gjendet Republika e Maqedonisë. Qytetarë të nderuar, të mos lejojmë që kjo e keqe asnjëherë më të përsëritet'Ky është ai Gruevski i pandershëm, i cili kryqëzohet në ndershmërinë e tij para qytetarëve të Maqedonisë. Ai ka porositur ndryshime të planeve urbanistike në Komunën Qendër. Ky Gruevski, i cili e detyronte anëtarësinë e VMRO DPMNE-së të rrihet para komunës, gjoja për kishë, ndërsa ata e kanë thyer Komunën Qendër, duke u rrahur për pronën e tij. Ashtu siç i gënjente anëtarësinë e tij se po rrihen për të mbrojtur Kishën në Qendër, ashtu Nikolla Gruevski vazhdon të gënjejë edhe anëtarësinë edhe qytetarët, se ai nuk e ka kryer përgjimin, por që atë e kanë bërë gjoja shërbime të huaja me qëllime të këqija ndaj Maqedonisë"Zaev konfirmoi edhe njëherë se nuk do të bëjë llogari politike dhe nuk do të mbrojë asnjë parti shqiptare dhe ashtu siç ka nisur, do të vazhdojë me publikimin e dëshmive për përfshirjen edhe të subjekteve shqiptare në veprimet joligjore dhe jo-transparente të pushtetit.Por ndërkohë kryeministri Nikolla Gruevski duke folur para një tubimi në Shkup, ku u protestua ndaj skandalit të përgjimeve, përsëriti qëndrimin se rivali i tij Zoran Zaev punon për interesat e shërbimeve të huaja sekrete në dëm të Maqedonisë dhe se bisedat e publikuara telefonike nga opozita janë të montuara.Gruevski tha se nuk pranon kërcënime, por është i hapur për dialog. Kryeministri maqedonas hodhi poshtë mundësinë për zgjedhje të parakohshme parlamentare ndërsa kundërshtoi edhe kërkesën e opozitës për një qeveri kalimtare duke thënë se ajo mund të bëhej, por pa pjesëmarrjen e VMRO-së në të.