Durrës, alarm fals për bombë pranë Drejtorisë Rajonale Arsimore

Durrës-Një pako e mbështjellë me natriban në derën e shkollës profesionale të gastronomisë "Hysen Cela" në Durrës, ngjitur me Drejtorinë Arsimore ka alarmuar për rreth dy orë policinë e Durrësit.Efektivët kishin dyshime të forta për bombë, pasi pakoja kishte të vendosur sipër një celular nokia të zi. Policia rrethoi zonën duke vënë dhe perimetrin e sigurisë, ndërsa kanë qenë forcat e specializuara antieksploziv nga Tirana që bënë shpërthimin e kontrolluar të pakos.Kjo e fundit rezultoi të ishte e mbushur me mbeturina. Alarmi për bombë erdhi nga një telefonatë në sallën operative të policisë së qytetit bregdetar.[caption id="attachment_479358" align="alignnone" width="640"]durres bomba 1 Në foto: Shkolla Hysen Çela, ku u gjet pakoja e dyshimtë[/caption][caption id="attachment_479359" align="alignnone" width="640"]durres bomba 2 Në foto:Shkolla Hysen Çela, ku u gjet pakoja e dyshimtë[/caption]