Itali, shpëtohen 153 emigrantë nga Afrika e Veriut

Roja bregdetare italiane ka shpëtuar 153 emigrantë dhe me ndihmën e një anije tregtare daneze ka arritur ti sjellë të gjithë të sigurtë në brigjet sicliane. Dy barkat me emigrantë kishin disa orë të bllokuar në mes të detit në ujërat libiane dhe me shumë vështirësi arritën të kontaktojnë qendrën e  rojës bregdetare italiane , duke përdorur një telefon satelitor.Moti relativisht i butë ka inkurajuar emigrantët të ndërmarrin  udhëtimin e rrezikshëm nga Afrika e Veriut. Situata shumë e trazuar në Libi, bën që autoriteteve t'iu shpëtojnë këto barka të mbipopulluara me njerëz që kërkojnë  të hyjnë në vendet e Bashkimit Europian.Sipas agjencisë së refugjatëve të OKB-së, 470 persona kanë humbur jetën ose janë zhdukur në Mesdhe që nga fillimi i 2015. Italia, Greqia  dhe Malta mbetet hyrjet kryesore të emigrantëvem të cilët vijnë kryesisht nga vendet e Afrikës Veriore,  Siria, Iraku etj.