Shkup, Thaçi i PDSH-së bisedime me Gruevskin për të hyrë në qeveri
Lideri i Partisë Demokratike shqiptare në Maqedoni Menduh Thaçi do të bëhet pjesë e koalicionit qeveritar.Thaci tha se ka zhvilluar bisedime me kryeministrin Nikolla Gruevski për hyrjen e PDSH-së në Qeveri, por ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare për ndarjen e posteve.Menduh Thaçi: Bisedojmë me kryeministrin por ende nuk kemi mbërritur në atë pikë. Janë shumë tema të cilat bisedohen dhe mendoj se nuk është korrekte t’i nxjerrim tani. Ne kemi dy prioritete shumë të mëdhaja: Procesin integrues, dhe platformën politike. Të tjerat janë më të lehta.”I pyetur për skandalin e përgjimeve që po publikohen nga opozita maqedone, dhe ku Thaci zotohet se do ti qëndrojë besnik deri në vdekje shefit të shërbimit sekret maqedonas, Sasho Mijalkovit, kreu i PDSH thotë se e gjithë kjo është një montazh.Menduh Thaçi: “I kërkova ndjesë për atë fjalor që paraqitet. Ato sharje janë të vërteta dhe unë nuk mund ti iki së vërtetës megjithatë është pejsë e një lufte të fuqishme që kemi si parti për të mbrojtur platformën. Të tjerat që thotë vogëlushi janë të pavërteta.Thaci nuk pranoi të komentonte për konfliktin brenda në parti pas akuzave të një prej anëtarëve më të spikatur Zijadin Sela, i cili kërkoi kufizim të mandatit të kryetarit të PDSH ndërsa akuzoi Thaçin se e ka kthyer partinë në një pronë private./Oranews.tv/