Divjakë, Meta-fermerëve: Shfrytëzoni në maksimum tokat

Nga Divjaka ku përuroi nisjen e punimeve në një kompani për grumbullimin dhe eksportimin e produkteve bujqësore shqiptare, kreu i kuvendit bëri një apel për të gjithë fermerët dhe punonjësit e bujqësisë, që të shfrytëzojnë në maskimum tokat, që i cilësoi si të jashtëzakonshme.Sipas Metës, nëse toka shfrytëzohet sic duhet, ajo mund të ofrojë produkte me cilësi, duke ndikuar edhe në rritje të mëtejshme të eksporteve.Ilir Meta: "Në këtë kompani duhet të vijnë të gjithë punonjësit e ministrisë së Bujqësisë për të mësuar se si të punohet, se si mund të rritet imazhi i vendit përmes një besueshmërie që vjen vetëm nga puna dhe vizioni. Dua të tërheq vëmendjen për të punuar me këtë ritëm kudo, për ta kthyer këtë qendër në një shkollë për të gjithë, dhe sidomos për drejtorët e bujqësisë në të gjithë vendin. Ne kemi një tokë të jashtëzakonshme për prodhimin e bujqësisë dhe duhet ta shfrytëzojmë".Optimist për rritjen e mëtejshme të prodhimeve shqiptare, si një nga sektorët kyc të ekonomisë vendase e madje duke e cilësuar sektorin që drejton, motorr të rimëkëmbjes së ekonomisë, është shprehur edhe vetë ministri Panariti.Edmond Panariti: "Të krijojmë zinxhir vlerash për të qenë konkurues në bujqësi. Bujqësia do të jetë motorri i rimëkëmëbjes së ekonomisë".Kjo kompani e grumbullimit dhe eksportimit të produkteve bujqësore, sot eksporton në 19 vende të kontinetit dhe sipas kreut të Kuvendit Meta, mund të shërbejë edhe si një shkollë model për fermerët.