Fituesit e Fondit të Përkthimit Letrar për vitin 2015

Ministria e Kulturës shpalli sot listën e fituesve të Fondit të Përkthimit Letrar për vitin 2015. Ky program vijon pas Thirrjes për projekte artistike ku u mbështetën 21 projekte të lidhura drejtpërsëdrejti me librin dhe botimet.Fondi për Përkthimin Letrar (FPL) i themeluar më 2014 ka qëllim të nxisë dhe të mbështesë financiarisht përkthime të arrira të veprave të rëndësishme artistike të letërsisë europiane dhe asaj botërore në gjuhën shqipe, të nxisë përkthimin cilësor dhe ta promovojë atë si një nga format e rëndësishme artistike të shprehjes letrare.FPL synon gjithashtu t’u vijë në ndihmë botuesve për të ulur kostot e librit duke ndikuar njëkohësisht në rritjen e cilësinë së katalogut të tyre.Qëllimi kryesor i FPL-s është lexuesi të cilit duhet t’i ofrojmë letërsi cilësore dhe duhet ta edukojmë me tekste në shqipe të kujdesur e të shëndetshme.Përmes FPL-s Ministria e Kulturës kujdeset që të vendoset standardi i respektimit të së drejtës së autorit si një nga kushtet e domosdoshme për t’u përzgjedhur.Për vitin 2015 ky fond kapi shifrën e 3.5 milionë lekë të reja, 1 milionë lekë më shumë krahasuar me buxhetin e vitit 2014.Nga 30 aplikime të shtëpive botuese e përkthyesve, u përzgjodhën 18 prej tyre të cilët kaluan me sukses fazën e seleksionimit nga kolegjiumi dhe më pas nga ekspertët e fushës së përkthimit.Krahas emrave fitues për përkthime, kemi kënaqësinë të shohim gjithashtu të përzgjedhur emra shkrimtarësh dhe poetësh nga më të rëndësishmit e letërsisë botërore të shekullit të XX dhe të kohës sonë.Brenda 10 ditëve nga dita e shpalljes së fituesve, do të kontaktohen përkthyesit dhe shtëpitë botuese të përzgjedhura për të caktuar afatin e nënshkrimit të kontratës.

Shtëpia botueseTitulliAutori/Përkthyesi
MoravaThe sweetest dream - anglishtDoris Lessing/Taulant Hatia
DudajTurpi - anglishtSalman Ruzhdie/Alina Karaulli
OdeonPërmbledhje sherbimesh - frengjishtSamuel Beckett/Idlir Azizaj
Fan NoliNë Kërkim të kohës së humbur - frengjishtMarcel Proust/Edit Dibra
PegiLord Jim - anglishtJoseph Conrad/Zef Simoni
Pika pa sipërfaqePavdekësia - frengjishtMilan Kundera/Balil Gjini
DituriaNumero zero - italishtUmberto Eco/Ledia Dushi
ZambakuAnatomia e re - rusishtDanjill Harms/Agron Tufa
M&BSpoon river anthology - anglishtEdgar Lee Masters/Çelo Hoxha
FjalaNesër në betejë mendo për mua - spanjishtJavier Marias/Shpëtim Doda
Ombra GVGPërbetimi i të fuqishmëve - italishtCarlo A. Martigli/Parid Teferiçi
Argeta LMGZgjimi dhe rrëfime të tjera - anglishtKate Chopin/Manjola Nasi
AlbasPeisazhe pikturuar me çaj - serbishtMilorad Pavic/Ben Andoni
AlbasBija e varrmihësit - anglishtJoyce Carol Oates/Luljeta Lleshanaku
ToenaDetektivët e egër - spanjishtRoberto Bolaῆo/Bajram Karabolli
EDFADëshmitari i një shekulli - anglishtGeorge Seldes/Meri Lalaj
Botime NacionalPoezi të zgjedhuraBlaise Cendrars/Anton Papleka
ZenitKëngët e Maldororit - frengjishtIsidore Lucien Ducasse/Romeo Çollaku