Fier, Portiku i Apolonisë edhe këtë vit s’do presë vizitorë
Portiku që ndodhet në Parkun Arkeologjik të Apolonisë edhe këtë vit pritet që të mos funksionojë për vizitorët vendas dhe të huaj. Shkak janë çarjet në muret anësore si pasojë e rrëshqitjes së dherave.Çarje ka pësuar edhe çatia çka ka bërë që rrjeshjet në periudhën e vjeshtës dhe dimrit të hyjnë e të amortizojne akoma më shume ambientet.Statujat antike që ishin të vendosura në këtë portik janë zhvendosur në ambiente të tjera.Sipas drejtorit të Parkut Arkeologjik Marin Haxhimihali portiku pritet të restaurohet në qershor.Në projekt janë edhe gërmime në shëtitoren që ndodhet fare pranë Portikut. Shëtitorja është ndërtim i shekullit të 3 para erës sonë, dhe priten supriza gjatë gërmimeve pohon Haxhimihali.Parku Arkelogjik i Apolonisë çdo ditë pret vizitorë vendas dhe të huaj./Oranews.tv/