Ekzekutohet në Itali Fadil Mema, merret në pyetje gruaja e ish oficerit të policisë
Torino- Dy persona mendohet se janë autorët e ekzekutimit me 7 plumba të Fadil Memës.54-vjeçari nga Elbasani prej kohësh jetonte në Itali me familjen e tij, ndërsa në Shqipëri vite më parë ka qenë oficer i policisë rrugore.Në orët e para të mëngjesit të 13 marsit 2015 vrasësit e kanë pritur të dalë nga banesa për të shkuar në punë dhe e kanë qëlluar me 14 plumba.7 prej tyre kanë lënë të vdekur 54 vjeçarin , me dy diploma një në Shkenca Politike dhe një në inxhinieri, ndonëse ai ishte përpjekur të fshihej duke hyrë brenda në shtëpi.Nga të shtënat janë dëmtuar edhe makinat që ndodheshin të parkuara aty pranë. Vrasja ndodhi në një lagje të populluar në jug të Torinos, në Mirafiori.Policia merr në pyetje bashkëshorten e tij për të zbuluar më shumë në lidhje me atentatorët, ndërsa Mema vite më parë kishte qenë objektiv i një atentati, ku sërish dy persona e qëlluan atë në afërsi të shtëpisë duke e plagosur në këmbë.Mema babai i tre fëmijëve, 16, 21 dhe 29 vjeç punonte si shpërndarës gazetash. Në zgjedhjet parlamentare të 2005 kishte qenë kandidat për deputet.E kaluara e ish oficerit te policise rrugore sot shperdares gazetash Në 2012 mediat përmendin emrin e Fadil Memës në mesin e serive të vrasjeve që ndodhën pas vrasjes së biznesmenit Sokol Çapja në dhjetor të 2005 në Elbasan.Në një shkrim të publikuar më 16 gusht 2012 në gazetën "Shqip" me titull “Një seri vrasjesh që mund të parandaloheshin nga drejtësia” gazetari Sokol Çobo raportonte kështu:“Një seri vrasjesh që mund të parandaloheshin nga drejtësia”"Drejtësia shqiptare vijon të krijojë konflikte që sjellin viktima të njëpasnjëshme në të gjithë vendin. Pas dështimeve me rastin e ekzekutimit të Bledar Balliut dhe Arjan Selimit, në Elbasan regjistrohet një tjetër ngjarje që mund të parandalohej. Gentian Beqiraj ekzekutohet në gjumë nga dy persona, megjithëse ruhej nga dy punonjës policie, për shkak se ishte në masën e arrestit shtëpiak. Ai ishte dënuar nga Shkalla e Parë dhe e Apelit me 25 vite burg, ndërsa Gjykata e Lartë i prishi këto vendime, duke rikthyer çështjen për rigjykim, madje edhe “liroi” të akuzuarin, që vuante nga një dëmtim në shtyllën kurrizore, për shkak të një tentative arratisjeje nga qelitë e paraburgimit.Shteti preferoi që të paguante tri patrulla policie që ruanin apartamentin e tij 24 orë, në vend që ta linin në Spitalin e Burgut, pasi akuzohej për një ngjarje të rëndë dhe mund të ishte objekt i hakmarrjeve të mundshme. Përfundimi është tragjik, pasi i akuzuari është vrarë, ndërsa dy punonjësit e policisë janë tashmë të arrestuar.Megjithatë historia e vrasjeve dhe e hakmarrjeve në Elbasan daton në fund të vitit 2005. Në muajin dhjetor të këtij viti, biznesmeni Sokol Çapja ekzekutohet në një lokal pranë Universitetit të Elbasanit. Policia nisi hetimet dhe arrestoi shumë shtetas, të cilët akuzoheshin për vdekjen e biznesmenit, ku në dosjet e policisë ndaj tij nuk kishte asnjë procedim penal dhe se biznesmeni Sokol Çapja bënte një jetë të qetë. Mes të akuzuarve ishte edhe viktima e djeshme, (15 gusht 2015) Gentian Beqiri, apo njohur ndryshe si Ardian Meta.Sipas të dhënave, autorë të vrasjes së Çepjas ishin tre persona të armatosur dhe me maska që qëlluan me pistoletë dhe me automatik “Skorpion” në drejtim të biznesmenit. Më parë ata u kishin kërkuar klientëve dhe kamerierëve që të shtrihen për tokë dhe më pas kanë nisur të qëllojnë në drejtim të biznesmenit. Sokol Çapja u dërgua në spital dhe vdiq gjatë operacionit. Pas atentatit, vrasësit janë larguar me një automjet me targa të huaja. Sipas policisë, autorë të atentatit ishin shtetasit Dritan Sheme, Armando Hasani dhe Ardian Meta.Pas kësaj vrasjeje, në kohë të ndryshme, ndodhën një varg ngjarjesh misterioze. Oficeri i policisë rrugore, Fadil Mema, u plagos me armë në këmbë nga një atentat të ngritur nga dy persona, në afërsi të shtëpisë së tij. Familja Çapja kishte akuzuar Memën si organizator të atentatit pas një konflikti që kishte pasur oficeri me Sokolin. Të dyja familjet kishin lidhje të ngushta miqësore mes tyre. Pas plagosjes, policia ndaloi një nga nipat e Sokol Çapës dhe një person tjetër. Por prokuroria nuk provoi se ai ishte i përfshirë në atentatin ndaj Fadil Memës. Disa kohë më pas u ekzekutua në dyqanin autoshkollë të Fadil Memës, kunati i tij, Ardian Ibrahimi. Policia nuk mundi të identifikojë dhe të kapë autorët.Një nga të akuzuarit, viktima e djeshme Ardian Meta (Gentian Beqiraj), u kap nga policia, ndërsa tentoi të arratisej për në Greqi.Pas kapjes së Ardian Metës, u vra në rrethana misterioze në Tiranë, Dritan Sheme. Autorët arritën të gjejnë vendndodhjen e tij nëpërmjet së dashurës. Policia shpalli në kërkim Armando Hasanin, autorin e tretë të vrasjes së Sokol Çapjes. Sipas të dhënave të policisë, Armando Hasani ka qëndruar i fshehur me identitet të rremë në Tiranë.Megjithëse kaq shumë ngjarje, drejtësia (policia, prokuroria e gjykata) është e pafuqishme për të parandaluar këtë seri vrasjesh, të cilat kanë ndodhur në “dijeninë” e tyre. Asnjë prej atentatorëve nuk është dënuar me burg me vendim të formës së prerë, por ata janë “dënuar me vdekje”. Me veprimet dhe mosveprimet e tyre, policët, prokurorët e gjykatësit kanë lejuar që seria e vrasjeve të terrorizojë jo vetëm Rajonin e Elbasanit.[caption id="attachment_478611" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Gentian Beqiri dhe momenti kur trupi i tij po nxirret nga banesa), 15 gusht 2012[/caption] /Oranews.tv/