Korçë, përplas për vdekje 55- vjeçarin, ikën pa i dhënë ndihmën e parë

Një person është aksidentuar për vdekje në fshatin Bulgarec të Korcës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e 14 marsit, ndërsa viktima Roland Trungu udhëtonte me bicikletë në rrugët e fshatit.Një automjet tip benz me targa AA 0785 EG, i drejtuar nga shtetasi A. Gerboti, përplasi për vdekje 55 vjecarin. Mjeti përfundoi në kanal, ndërsa drejtuesi i tij A. Gerboti mundi të largohej duke lënë viktimën të shtrirë në asfalt.Ndonëse banorë të Bulgarecit e dërguan Roland Trungun në spitalin e Korçës, 55-vjecari nuk mundi t’i mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë.Policia e Korçës shpalli në kërkim drejtuesin e mjetit A. Gerboti dhe beri te mundur arrestimin e tij gati 3 ore pas ngjarjes.Tashme mbi te rendon akuza e shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen dhe largim nga vendi i ngjarjes.[caption id="attachment_478896" align="alignnone" width="640"]korce 2 Në foto: Automjeti që pëplasi për vdekje 55-vjeçarin, 14 mars 2015[/caption][caption id="attachment_478897" align="alignnone" width="640"]korce 3 Në foto: Automjeti që pëplasi për vdekje 55-vjeçarin dhe biçikleta me të cilën udhëtonte, 14 mars 2015[/caption][caption id="attachment_478898" align="alignnone" width="640"]korce aksidenti Në foto: Automjeti që pëplasi për vdekje 55-vjeçarin dhe biçikleta me të cilën udhëtonte, 14 mars 2015[/caption] /Oranews.tv/