9 orë ballafaqim në Prokurori, Bami rrëzon për të dytën herë Doshin
Për gati 9 orë me radhë deputeti Tom Doshi dhe i pretenduari si i porosituri për eliminimin fizik të tij, Durim Bami kanë bërë ballafaqimin e dytë radhazi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.Në organin e akuzës ata u paraqitën rreth orës 09:00 të paradites per tu larguar ne oret e pasdites, Bami ne 17:43 dhe Doshi ne 18:10. Durim Bami ishte i shoqëruar me forca të shumta policie. Ndërsa binte në sy dhe jeleku antiplumb që mbante veshur.Tiranë-Për afro nëntë orë, deputeti Tom Doshi që ka denoncuar publikisht një komplot për eleminimin fizik të tij, me urdhërues kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, u ballafaqua me Durim Bamin, ky i fundit i cilësuar prej tij si atentori i penduar."Krisma s'ka patur", tha për mediat një pjesëtar i grupit hetimor, duke lënë të kuptohet se pretendimet e deputetit socialist Tom Doshi janë rrëzuar nga i dyshuari Bami, një personazh ky i njohur për policinë shqiptare për shkak të së kaluarës së tij.“Është normale seanca. U bë ballafaqimi, nuk na lejohet të bëjmë komunikim pasi është sekret hetimor deri në përfundim të hetimeve paraprake” u shpreh per mediat Ilir Murati, avokati i Durim Bamit.Seanca e gjatë e ballafaqimit, që erdhi si pasojë e dëshmive kontradiktore ishte e gjatë, pasi prokurorët kanë parë të nevojshme të përballin deputetin denoncues me të dyshuarin për krimin, për çdo detaj që lidhet me historinë që ka trazuar politikën shqiptare.Ndonëse prokuroria po bëhet gjithmonë e më hermetike, për të mos dhënë detaje mbi hetimet për çështjen "Doshi", madje ka patur momente që prej dyerve të saj kanë dalë edhe të dhëna kontradiktore, ajo çfarë mund të thuhet është se përgjatë 9 orëve të përballjes mes Doshit dhe Bamit, ka patur momente tensioni."Durim Bami ka të njëjtin status prej ditës së parë, për të cilin u vendos masa e sigurisë", sqaron Albi Serani, këshilltari për mediat i Prokurorit të Përgjithshëm.Durim Bami, ndodhet prapa hekurave pas dyshimeve për akuzën e "vrasjes për shkak të cilësive të vecanta të viktimës" mbetur në tentativë.Në përfundim të përballjes, që duket se nxjerr të humbur deputetin Doshi, ky i fundit ka preferuar të mos japë asnjë deklaratë për mediat, përkundër nga sa kishin paralajmëruar të afërmit e tij.[caption id="" align="alignnone" width="469"]
Ne foto: Durim Bami duke hyre me antiplumb, ne prokurori[/caption] [caption id="attachment_478700" align="alignnone" width="461"]
Në foto: Makina e policisë, transportonte Durim Bamin në Prokurori, 14 mars 2015[/caption][caption id="attachment_478914" align="alignnone" width="468"]
Në foto: Avokati i Durim Bamit, Ilir Murati[/caption]/Oranews.tv/