Elbasani mbledh shqiptarët për Ditën e Verës, në festime Rama dhe Basha

Festimet e Ditës së Verës në Elbasan, që kanë startuar prej tre ditësh, kanë mbledhur mijëra vetë në këtë qytet, simbol të kësaj dite. Edhe dy krerët e partive më të mëdha në vend, Edi Rama dhe Lulzim Basha, kanë qenë në Elbasan për të përjetuar momentet festive të Ditës së Verës.Elbasan-Megjithëse Dita e Verës është kthyer në fenomen festiv për mbarë shqiptarët, Elbasani ia ka dalë të ruajë traditën e kësaj feste pagane, që tradicionalisht është kujtuar çdo 14 mars në këtë qytet.Nata ishte për të rinjtë, me koncerte që zgjatën deri në orët e para të mëngjesit.Dita, i hapi rrugë paradës festive të Ditës së Verës.I pari ndër politikanët, Elbasanit ia uroi festën Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike, teksa vizitoi dhe panairin e Ditës së Verës.Basha: “Nga Elbasani dua t’i drejtoj të gjithë shqiptarëve urimet e mia më të përzemërta për Ditën e Verës, ditën e luleve, ditën e rilindjes së shpresës. Shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë për shpresë. Bashkë me demokratët dhe jo vetëm, me gjithë shqiptarët pa dallime politike, t’ia japim këtë ofertë të re Shqipërisë, t’ia japim këtë mundësi shqiptarëve, fëmijëve të tyre, të cilët meritojnë dhe do të kenë një të ardhme më të mirë.Ashtu si lulet që çelin sot, ashtu çeltë shpresa për çdo shqiptar”.Pak orë më pas, të njëjtat momente festive i ka përjetuar edhe kryeministri Edi Rama.Bashkë me kryebashkiakun e Elbasanit, Qazim Sejdini, Rama shoqërohej në panairin me prodhime shqiptare, edhe nga ai i Durrësit Vangjush Dako.Rama: “Jo vetëm ka një rritje të pranisë, një pjesë e konsiderueshme e pjesëmarrësve, me prodhime vendase janë duke synuar eksportin, disa prej tyre kanë filluar të nënshkruajnë kontratat e eksportit, disa të tjerë janë në negociata dhe ky është lajmi më i mirë i kësaj dite vere”.Elbasani ka festuar me elementë tradicionalë të Ditës së Verës, ku “mbretëresha” ishte ballokumja.