Koncesioni i parkingjeve në Vlorë, Guri: Vendimi pa pyetur qytetarët
Dhënia e parkingjeve në rrugët e Vlorës me koncesion ka sjellë edhe reagim të ambientalistëve.Sipas tyre më tepër se me koncesionin e parkingjeve, bashkia Vlore, duhet të merret me infrastrukturën rrugore.Sazan Guri: “Si ka mundësi që bashkia, apo këshilli bashkiak të vendosë lidhur me një projekt 15 vjeçar ku qytetarët janë njerëzit më të prekur. Kemi të bëjmë me një mungesë të theksuar të informimit publik”Sipas Gurit vlonjatët duhet të tregohen vigjilentë me vendimet që merren në emër të tyre shtoi ai.Sazan Guri: Projekti i Vlorës ndryshe nga ai i Tiranës ka dhe një mangësi. Taksa e taksapaguesve shqiptarë shkon jashtë shteti”Në Vlorë i janë dhënë me koncesion, një kompanie me degë në SHBA dhe Izrael, parkingjet në 24 rrugë kryesore e dytësore të qytetit bregdetar. Ndërsa tarifa që do aplikohet ëhstë parashikuar 50 lekë ora./Oranews.tv/