Cikloni "Pam" shkakton 8 të vdekur në Vanuata të Australisë
Cikloni Pam ka shkatërruar totalisht sipërfaqe të mëdha në arqipelagun e ishujve Vanuatu në oqeanin Paqësor, në lindje të AustralisëTetë vetë janë konfirmuar të vdekur deri tani, ndërsa shumë të tjerë endeshin nëpër rrugë duke kërkuar ndihmë pasi shtëpitë në kryqytetin Port Vila mbetën plotësisht të shkatërruara nga era që arriti në shpejtësinë deri në 340 kilometra në orë. Zëdhënësja e UNICEF-it, Elis Klements, e përshkroi ciklonin si 30 minuta terrori, ndërsa presidenti i vvendit, Bolduin Londsdejl, i cili ndodhej në Japoni, bëri apel për mbshtetje ndërkombëtare.Edhe pse mijëra vetë e kaluan mbrëmjen në strehat e emergjencave, pasi ishin paralajmëruar për ciklonin, shumë të tjerë u detyruan ta përballonin atë në shtëpitë e tyre.Vanuatu është një shtet i vogël ishullor në paqësor me 267 000 banorë. Cikloni Pam, i cilësuar si i kategorisë së tretë, ka shkaktuar deri tani shumë dëme edhe në ishujt ngjitur, si Kiribati dhe Solomon. Edhe Tuvalu, një tjetër shtet ishullor në verlindje të Vanuatu ka shpallur gjithashtu gjendjen e emergjencës pasi vendi u përfshi nga përmbytjet.Cikloni Pam është më i rëndi që ka goditur ishullin e Paqësorit që prej vitit 1987 dhe ekspertët e krahasuan me tajfunin Haijan që goditi Filipinet në vitin 2013 duke shkaktuar 6000 viktima/Oranews.tv/