Sarajevë, 5 të arrestuar dyshohet se po përgatisnin një sulm në Suedi

Tirane- Pesë vetë janë arrestuar në Bosnje-Hercegovinë pasi dyshohej që po përgatisnin një bombë që do ta përdornin për një sulm në Suedi.Policia vendase raportoi se arrestimet ishin pjesë e një operacioni të kryer në bashkëpunim me policinë e Holandës dhe të Suedisë.Të dyshuarit u arrestuan ndërsa po përpiqeshin të kalonin kufirin me një makinë ku edhe kishin fshehur pajisjen shpërthyese. Dy të tjerë u arrestuan në Sarajevë, ku edhe u bastistën dy banesa.Zëdhënësi i prokurorisë tha se tre prej të arrestuarve ishin qytetarë boshnjakë ndërsa një prej tyre ishte suedez me origjinë arabe.Një numër i madh personash janë arrestuar në Bosnje kohët e fundit, të akuzuar për financime për aktivitete terroriste ose për pjesmarrje në konlfiktet në Irak dhe Siri, ndërsa një klerik musliman po gjykohet me akuzën se rekrutonte militant për t'iu bashkuar Shtetit Islamik./Oranews.tv/