Banorët e prekur nga përmbytjet protestojnë brenda në Shkodër: Duam paratë tona

Protestën e kësaj fundjave (14 mars 2015), banorët e Nënshkodrës e zhvendosen nga “Harku i Berdicës” më në brendësi të Shkodrës, tek rreth-rrotullimi i hyrjes së qytetit në lagjen Xhabije.Kërkesa e tyre është e njëjtë dëmshpërblimi i përmbytjeve, por këtë radhë me ultimatum për qeverinë.Nëse kjo e fundit brenda 2 javësh nuk i jep përgjigje këtyre banorëve, atëherë ata paralajmërojnë bllokim më masiv të rrugëve, e deri tek greva e urisë.Numrin më të reduktuar të pranisë së banorëve, drejtuesit e protestës e argumentojnë duke akuzuar qeverinë se ka ndërhyrë përmes sigurimit të shtetit me kërcënimin e kryepleqve.Përmbytjet e 2010 – 2011-es në zonën e Nënshkodres lanë pasoja të shumta në banesa, tokat bujqësore dhe biznese.Pavarësisht vlerësimit të dëmeve dhe premtimeve nga mazhoranca e atëhershme, qeveria Berisha nuk i dëmshpërbleu banorët e Shkodrës plotësisht por vetëm në masën 49%. Sot këto familje kërkojnë pjesën e mbetur të parave që shteti u detyrohet.[caption id="attachment_478818" align="alignnone" width="640"]protesta shkoder Në foto: Banorët e prekur nga përmbytjet në protestë për dëmshpërblimet[/caption]/Oranews.tv/