Presidentin rus, Vladimir Putin e rrëmbejnë alienët!

"UFO-t mbi Kremlin" është titulli i filmit të animuar i krijuar nga një studio ukrainase.  Në këtë film Alienët mbërrijnë në Kremlin dhe rrëmbejnë presidentin rus, Vladimir Putin. Mbyllja është si gjithnjë një fund i lumtur: "Paqja dhe qetësia ranë mbi tokë"Alienët mbërrinë në Kremlin dhe rrëmbejnë presidentin rus, Vladimir Putin! Nuk është një teori konspirative e lidhur me mungesën e Putinit në publik ditët e fundit, por një fabul e një filmi vizatimor krijuar nga një studio televizive në bazë të vizatimeve të fëmijëve ukrainas.E ndërsa UFO largohet pas reve, një mesazh shfaqen në ekran ku shkruhet: "Pasi Putini u rrëmbye nga Alienët, paqja dhe qetësia ranë mbi tokë!".Filmi i animuar, me titull "UFO-t mbi Kremlin", i krijuar nga studio ukrainase "KROK", fillimisht u prodhua për t'iu dërguar ushtarëve që po luftonin në lindje të vendit me rebelët, por pasi video u hodh në rrjetet sociale, u përhap me shpejtësi në të gjithë botën."Pjesa më e bukur është kur Putinin e marrin UFO-t", thotë dhjetëvjeçarja Maria Oshmiaga.Ndërsa 15-vjeçari Nikita Golomutko është i bindur se kjo është mënyra e fëmijëve për të shprehur inatin me përpjekjet e Rusisë për të pushtuar Ukrainën."E di se ukrainasit nuk kanë fare lidhje me luftën, Rusia ka kohë që po planifikon të pushtojë vendin tonë, që kur ra Bashkimi Sovjetik", shprehet ai.