Beograd, rrëzohet helikopteri po transportonte foshnjen e sëmurë, 7 të vdekur

Një helikopter ushtarak është rrëzuar mbrëmjen e 13 marsit pranë aeroportit “Nikola Tesla” në Beograd.Helikopteri po transportonte një fëmijë të sëmurë vetëm 5 ditësh.Ministria e Mbrojtjes konfirmoi sot paradite se 7 personat që ishin në helikopter, mes tyre dhe foshnja e mitur kanë humbur jetën.Viktimat janë 2 pilotë, 2 teknikë, 2 infermierë nga Novi Pazar dhe foshnja.Policia ushtarake ka nisur hetimet por një nga shkaqet mund të jetë edhe moti i keq.Në mesditë ministria e Mbrojtjes pritet të dalë me një deklaratë në lidhje me këtë aksident të rëndë ajror./Oranews.tv/