Qese e dyshimtë pranë Prokurorisë së Tiranës. Alarmi për bombë ishte fals
Tirane-Rezulton fals alarmi për bombë i dhënë pak minuta para mesditës në zonën pranë prokurorisë së Tiranës. Pas verifikimeve rezultoi se qesja me natriban nuk kishte lëndë plasëse.Rreth orës 11: 30 minuta policia u njoftua për pakon e dyshimtë të mbështjellë me letër natriban në zonën pranë prokurorisë së Tiranës.Menjëherë në rrugën "Haxhi Hysen Dalliu" policia rrethoi zonën ndërsa ekspertë të njësisë antieskploziv kryen verifikimet e pakos së dyshimtë.Gazetarja Anduena Llabani informoi nga vendi i ngjarjes se pakoja e dyshimtë ishtë gjetur pranë një supermarketi, afërsisht 120 metra larg prokuroris dhe se ishin evakuar bizneset pranë. Pas verifikemeve që zgjatën gati një orë policia deklaroi se alarmi ishte fals dhe se qesja kishte brenda copa letrash.[caption id="attachment_478735" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Qesja e dyshimtë që u gjet pranë Prokurorisë, 14 mars 2015[/caption][caption id="attachment_478734" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Qesja e dyshimtë që u gjet pranë Prokurorisë, 14 mars 2015[/caption][caption id="attachment_478736" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Qesja e dyshimtë që u gjet pranë Prokurorisë, 14 mars 2015[/caption] [caption id="attachment_478718" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Policia rrethon zonën pranë Prokurorisë, 14 mars 2015[/caption][caption id="attachment_478720" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Policia rrethon zonën pranë Prokurorisë, 14 mars 2015[/caption]