Lezhë, djeg vetë makinën të përfitojë siguracionin. E denoncoi si grabitje
Një 38 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se i ka vënë flakën automjetit të tij me qëllim përfitimin e sigurimit të automjetit.Policia e Lezhës informon se arrestimi i Andi Gjokës, banues në Kallmet, Lezhë është bërë në orën 01:00 të 14 marsit, pasi pak orë para arrestimit, rreth orës 20:30 (të 13 marsit) në vendin e quajtur shinat e trenit në fshatin Kallmet i Madh, Lezhë i ka vënë zjarrin automjetit tip Benx Mercedez, kamionçinë me targë LE 0085 B në pronësi të tijë, me qëllim perfitimin e sigurimit të automjetit”"Më pas ka berë njoftim të rremë në polici se tre persona me dy motorra të tipit Papaç meskafandra në kokë i kanë dalë perpara ku i kanë marrë 200 mjie lekë të vjetra, telefonin celular dhe i kanë djegur automjetin e sipërcituar” thuhet në njoftimin e policisë.Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “Shkatërrim i pronës me zjarr” dhe “Kallzim i Rremë”, nenet 151 dhe 305 të Kodit Penal.