Dita e Verës në Kukës, në vend të druve digjen gomat e vjetra

Është festuar Kukës nata e verës, që i parapriu Ditës së Verës, dhe simbolizon largimin e stinës së dimrit. Në Kukës, simboli i natës së verës është zjarri, i cili duhej të ndizej nga drutë që kanë mbetur nga stina e dimrit, mirëpo shumica e zjarreve janë ndezur nga goma automjetesh, që kanë shkaktuar një ndotje shumë të madhe mjedisore. Janë fëmijët ata që më së shumti kanë ndezur zjarret. Gjatë gjithë natës, Shërbimi Zjarrfikës ka qenë në gjëndje gatishmërie, ku ka ndërhyrë në më shumë se 15 raste, për shuarjen e zjarreve që janë ndezur dhe kishin dalë jashtë kontrollit, duke rrezikuar jo vetëm ambientin, por edhe jetën e fëmijëve që kanë qenë pranë tyre. Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë pagane . Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë. Në Kukës, në Ditën e Verës ndizen zjarre për t'i dhënë forcë diellit në oborr e në kopshte.[caption id="attachment_478654" align="alignnone" width="640"]zjarr digjen goma Në foto: Zjarret e ndezura natën e verës me goma automjetesh, Kukës[/caption][caption id="attachment_478673" align="alignnone" width="640"]kukes ooook Në foto: Zjarret e ndezura natën e verës me goma automjetesh, Kukës[/caption][caption id="attachment_478655" align="alignnone" width="640"]dita e veres kukes 11 Në foto: Zjarret e ndezura natën e verës me goma automjetesh dhe ndotja e shkaktuar nga tymi, Kukës[/caption]/Oranews.tv/