Papa Françesku mund të japë dorëheqjen
Në përvjetorin e dytë që prej marrjes së drejtimit të Kishës Katolike, Papa Françesku ka lënë të kuptohet se njëlloj si pararendësi i tij, edhe ai mund të japë dorëheqjen një ditë për të mos qendruar deri në fund të jetës në Vatikan."Do të doja shumë që nëj ditë të dilja nëpër rrugë, pa më njohur njeri, dhe të shkoja në një piceri për të ngrënë një pica. Kam ndjesinë që pontifikati im do të jetë i shkurtër. Katër apo pesë vjet, mbase edhe dy ose tre" u shpreh ai.Gjatë një interviste për një televizion meksikan, Papa vlerësoi mjaft Benediktin XVI për veprimin guximtar që mori për të dhënë dorëheqjen në vitin 2013 dhe e konsideroi veprimin, jo një përjashtim, por një institucion që mund të ndiqet edhe nga të tjerë.Kur konklava e zgjodhi atë pasues të Ratcingerit në 13 mars 2013, pak vetë e njihnin se kush ishte Bergojlo. Vetë ai pati pranuar se ishte habitur nga zgjedhja dhe se kishte mëbrritur në Romë atë ditë me një valixhe të vogël pasi mendonte se do të kthehej në Buenos Aires. Por me buzëqeshjen e tij të ngrohtë, dhembshurinë dhe mesazhet e forta, Papa ka fituar zemrat e miliona besimtarëve në të gjithë botën.Edhe gjatë vizitës në Shqipëri më 21 shtator 2014, Papa u mirëprit nga mijëra shqiptarë ndërsa vlerësoi sakrificën dhe bashkëjetesën e besimeve në vendtin tonë./Oranews.tv/