Basha një ditë pas protestës: Bashkimi pa dallim politik është forca jonë

 Lideri i opozitës, Lulzim Basha, falenderoi qytetarët që iu bashkuan protestës një ditë më parë.Kryedemokrati tha se dyshja Rama-Meta kanë tradhëtuar kontratën me zgjedhësit dhe paralajmëroi se oferta e re po vjen e po faktohet çdo ditë.Tiranë- Një ditë pas protestës së opozitës, kreu i PD Lulzim Basha u shfaq nga selia blu për të falenderuar protestuesit, pjesëmarrësit, organizatorët për zhvillimin e një protestë demokratike.Kryeopozitari tha se bashkimi pa dallime politike është forca jonë. Basha tha se në protestën e djeshme qytetarët shqiptarë i treguan dyshes Rama-Meta vendin, që duhet të largohen.Lulzim Basha: “Mirënjohje të rinjvë, kryrfamiljarëve, të moshuarve që erdhën dje në marshimin e madh për t’i drejtuar dyshes Rama-Meta  gishtin e akuzës. Dje u kërkua dorëheqja e Metës, shpallën barikadën më të madhe, ndezën shpres për vendin në orët më të vështirë,. erdhën për të thënë se ka edhe kthim nga kjo situatë që jemi.Faleminderit anëtarëve të PD, që u angazhuan ditë natë të kësaj protëstë. Mirënjohje protestuesve për qytetarin për kulutrën e lartë demorkatike sic i ka hije një populli civil. Bashkimi pa dallime politike është forca jonë.Dje shqiptarët u treguan vendin kukuvajkave  e dyshes Rama-Meta.Në ankth e panik mbyllën parlamentin. Ata i ka bërë me hijë ora e sovranit.  Shqipëria e bashkuar në protestë i dha dje Ilir Metës ik, hapi rrugë hetimit të akzuës. Ramës i kërkoi që të heqe dorë nga presioni i drejtësisë. Shqipëria i kujtoi se e kanë tradhëtuar kontratën me zgjedhësit. Largimi i tyre është rruga e daljes nga kriza. “