Barack Obama dënon të shtënat ndaj policisë në Ferguson

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, tha se nuk ka falje për aktet kriminale në Ferguson, një ditë pasi dy oficerë policie u qëlluan.Ai tha se protestuesit kishin “ankesa legjitime”, por i përshkroi qëlluesit si kriminelë që duhen arrestuar.Të shtënat ditën e mërkurë të 11 marsit ndodhën gjatë një demonstrate pas u deklarua se Shefi i Policisë së Ferguson do të jepte dorëheqjen.Protestat e mëvonshme të së enjtes, 12 mars, kaluan paqësisht. Dy oficerët e policisë janë jashtë rrezikut dhe tani kanë dalë nga spitali.Kjo ishte një ndër të shumtat protesta që kur një polic qëlloi për vdekje Michael Broën, një adoleshent me ngjyrë të paarmatosur, vitin që kaloi.“Ajo që ndodhi në Ferguson ishte një protestë e denjë, por për aktet kriminale nuk ka falje,” tha presidenti Obama i ftuar në emisionin e Jimmy Kimmel.“Kushdo që qëlloi policët, duhet arrestuar, ata janë kriminelë,” shtoi presidenti i SHBA-së.