Raporti për Bashkinë e Tiranës, Mjaft: Nga 85 premtime janë realizuar 15

Kur nuk ndajnë shumë muaj nga mbajta e zgjedhjeve lokale, lëvizja "Mjaft" ka publikuar një raport për performacën e Bashkisë së Tiranës. Sipas raportit nga 85 premtimet të bëra në marrjen e mandatit të Bashës janë realizuar 16, ndërkohë që ka 6 premtime të tjera të pamatshme për shkak të mungesës së të dhënave. Tiranë- Lëvizja "Mjaft" publikon një raport për performancën e Bashkisë së Tiranës nga marrja e mandatit si kryebashkiak Lulzim Basha e deri në javën që po lëmë pas.Në raport thuhet se nga 85 premtimet e bëra nga Basha, nuk janë mbajtur 60 prej tyre, janë realizuar 15, pjesërisht të realizuara 6 premtime dhe të pamatshme 4.Monitorimi është bërë në disa sektorë si ai i mjedisit, zhvillimit ekonomik, turizmit, kujdesi social, infrastruktura dhe arsimi.Ndërsa nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo në reagimin e  tij tha se “Mjafti” i Veliajt është po aq i besueshëm sa vetë ai.“Edi Rama do të mbahet mend si kryebashkiaku që betonizoi Tiranën dhe kryeministri që bllokoi investimet, shkatërroi pronën dhe varfëroi qytetarët e Tiranës e jo vetëm. Sovrani do ta japë shpejt verdiktin e tij dhe qytetarët e Tiranës do të shohin të realizuar çdo projekt që ka pritur për 20 vjet dhe që u është bllokuar këto dy vjet.  “Mjaft” i Veliajt është po aq i besueshëm sa Ministri Veliaj”.Punësimi shihet si një nga premtimet që ende nuk është i matshëm. Premtimet elektorale flisnin për 30.000 vende të reja pune, por sipas “Mjaft” Bashkia nuk publikon të dhëna zyrtare sesa është ky numër.