Shkodër, skema mbështetëse, bujqësia do të orientohet drejt rajonizimit të të mbjellave

Shkoder-Skemat mbështetëse të bujqësisë këtë vit do të favorizojnë fermerët që kanë  orientuar të mbjellat sipas kushteve të zonave të caktuara. Rajonizimi, sipas Agjencisë për zhvillimin bujqësor dhe rural, do të rrisë cilësinë e produkteve dhe njëkohësisht do të orientojë tregun.Sipas specialistëve synohet orientimi nga bujqësi e mbijetesës në bujqësi të zhvillimit për të garantuar siguri ushqimore, teknologji inovative dhe progres ekonomik.Mbi 8 mijë fermerë nga i gjithë vendi kanë qenë përfitues të fondeve nga skemat kombëtare dhe ato të Bashkimit Europian gjatë 2014-s, ndersa këtë vit ky numër pritet të jetë më i lartë, për shkak të rritjes së fondit.