Maskat grabitje e terror në banesën e kryekomunarit të Bubqit
4 të rinj të maskuar nga Laçi kanë grabitur mbrëmjen e së enjtes në Bubq të Fushë Krujës banesën e kryekomunarit Qemal Daci.Ndërsa kanë hyrë duke hapur derën me levë, rreth orës 19:00 të së enjtes, grabitësit kanë lidhur me fasheta makinash ne duar dhe me tel telefoni ne këmbë të zonjën e shtëpisë Rudina Dacin, dhe kanë arritur të grabisin ne katin e dyte te baneses nje shume parash prej 10 mln lekesh te vjetra.Ndërkohë alarmi i dhënë në lagje ka bërë që grabitësit të largohen shpejt me mjetin tip Peugot pa targa. Vetëm pak orë më pas janë kapur nga policia 3 të rinj nga Laci ndër një tjetër është shpallur në kërkim.Janë arrestuar Fatjon Korriku 23 vjec i sapo dalë nga burgu për vjedhje, 17 vjecari me iniciale F.H dhe Fatjon Dani 18 vjec.Janë ngritur pika kontrolli për përsonin e katërt, që mendohet të jetë dhe organizatori i grabitjes, njëkohësisht komshui i kryekomunarit të Bubqit. Dy prej grabitësve të maskuar kane qene te armatosur me automatike.