Itali, ekzekutohet 54-vjeçari shqiptar teksa dilte nga shtëpia

Shqiptari 54 vjeçar, Fadil Mema, u vra me armë zjarri në rrugët e Torinos. Vrasja në rrethin Mirafiori, në zonën jugore të qytetit, ndodhi natën ndërmjet datës 12 e 13 mars. Vrasësit janë larguar, dhe sipas policisë mendohet se janë dy.Viktima bënte shpërndarjen e gazetave. Sipas vëzhgimeve të para të investigatorëve, janë të paktën 2 persona që e kanë qëlluar me 6 plumba në shpinë dhe mbrapa qafës.  ANSA raporton se krimi ka konturin e një ekzekutimi.54-vjeçari sapo kishte dalë nga shtëpia, siç bënte çdo natë për të shkuar në punë, kur vrasësit e kanë qëlluar me disa plumba me armë zjarri. Policia po dëgjon dëshminë e bashkëshortes në kuesturë për të kuptuar frekuentimet e të shoqit me njerëzit e tjerë, nëse kishte pasur apo jo mosmarrëshje në të kaluarën.