Lezhë, lagjia e spitalit me rrugë të prishura, nuk futet ambulanca
Rreth 60 familje në Lezhë, ankohen për rrugën e keqe në një gjatësi më pak se 1 km. Bëhet fjalë për lagjen e spitalit që ndonëse ndodhet pranë këtij institucioni, detyrohen të shkojnë vet aty, pasi në rast emergjence, ambulanca nuk futet tonë nga rruga e prishur. Sipas bashkisë Lezhë, vërshimi i përrenjve, si paspjë e bllokimit të kolektorëve nga vet banorët, ka shkatërruar rrugën.Lezhe-As ambulanca, zjarrfikësja apo ndonjë mjet tjetër nuk mund të depërtoje tek këto familje.Rruga e dëmtuar e ka bërë të pamundur lëvizjen e automjeteve. Janë mbi 60 familje të lagjes së spitalit në Lezhë që prej vitesh kalojnë në gropat e rrugës së pashtruar, që ndonëse është më pak se një km, do t'ua lehtësonte shumë jetesën.Banorët tashmë i kanë shpresat te fushata për vendoret e qershorit, për ndërhyrje në rrugën e tyre, pasi nga premtimet e kaluara nuk është kryer asnjë ndërhyrje.