Bushati: Ballkani Perëndimor nuk është një hapësirë e harmonizuar
Ballkani mbetet ende një hapësirë e paharmonizuar me një mozaik proçesesh të pazgjidhura dypalëshe. Kështu deklaroi sot Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, në konferencën e Kryetarëve të Komisioneve Parlamentare për Politikën e Jashtme të Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Tiranë. Punimet e konferencës i përshëndeti edhe kryeparlamentari Meta, i cili foli për integrim të përbashkët europian.Tiranë- Pavarësisht shumë zhvillimeve pozitive në rajonin e Ballkanit perendimorë, paqja dhe siguria nuk duhen konsideruar si të mirëqena.Ky ka qenë mesazhi i Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, për kryetarët e Komisioneve Parlamentare për Politikën e Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të mbledhur në Tiranë.Ditmir Bushati : " Për të qenë sa më konçizë, mund të them se rajonit tonë i mungojnë ende disa element për t'u quajtur një rajon i vërtetë. Nëse shohim mëmnyrën se si vendet e rajonit i përgjigjen sfidave me të cilat përballet arkitektura e sigurisë europiane do të shohim se kemi një rajon që nuk është ende i harmonizuar nga pikëpamja strategjike as në rrafshin politik, as ekonomik dhe as në atë të sigurisë. Ballkani perëndimor nuk është ende një hapësirë rajonale e harmonizuar"Konferencën e ka përshëndetur dhe kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, i cili theksoi se tashmë ka kaluar koha për politika të vjetëruara dhe nacionalizma destruktive në Ballkan.Ilir Meta: Sot është ora e përqasjes pragmatike duke shëmbur barrierat administrative dhe duke hapur rrugët e zhvillimit ekonomik dhe si pasojë do të sjellë më tepër mundësi punësimi për qytetarët tanë dhe më tepër prosperitet dhe stabilitet për të gjithë. Ndaj mendoj se inkurajimi si një moment pozitiv që ka prodhuar konferenca e Berlinit dhe Konferenca e Vjenës që do të zhvillohet pas disa muajsh, duhen përkthyer në projekte serioze mes vendeve tona. Qëllimi ynë i përbashkët duhet të jetë përshpejtimi i ritmit të axhentës euopiane.Ndërsa përfaqësuesi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Yngve Engsrom, kërkoi më shumë bashkëpunim mes vendeve të rajonit."Ne na duhet një angazhim i fortë politik dhe vlera të përbashkëta. Vlera kryesore politike krijojnë themelet për gjithë elementët e tjerë të bashkëpunimit përfshirë dhe ekonominë. Këtu duhet të përmendim sfida të tilla të veçanta dhe nevojat për të luftuar terrorizimin, migracionin dhe përjashtimin social" .Ndërkohë Ministrja për Integrimin Europian, Klajda Gjosha, prespektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor e sheh pikërisht te anëtarësimi me të drejta të plota në BE.