Vlorë, qendra shëndetësore në fshatin Trevllazër në gjendje të mjerueshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Mars 2015, 12:44
Qendra shëndetësore në Trevllazër ndodhet në kushte aspak të përshtatshme për t'u shërbyer të sëmurëve. Në ndërtesën e amortizuar nga lagështira, mungojnë shtretërit, por mbi të gjitha qendra shëndetësore nuk ka ujë.Vlore-Në kushte të mjerueshme prezantohet qendra shëndetësore e fshatit Trevllazër.Pamjet i përkasin nje fshati shume afer qytetit te Vlores, pjesë e komunës së Novoselës .Mungesa e ujit të pijshem në të gjithë fshatin, sikurse për banorët përbën shqetësim edhe më të madh për bluzat e bardha të kësaj qendre shendetesore.Me këtë qendër shendetësore krahas kushteve te higjenes mungojnë edhe shtretërit për shërbimin mjekësor ndaj pacientit.