Tuma e Kamenicës, monumenti i kategorisë së parë pa ciceron

Korce-Tuma e Kamenicës, vendvarrimi i famshëm arkeologjik i shekullit që ka pikënisjen që në periudhën e Bronzit të vonë, rreth shekullit XII p.e.s. nuk ka një ciceron, apo fletëpalosje që të mund t'u jepet informacion turisteve kuriozë që vijnë këtu.Në tumën qindra vjecare janë  janë zbuluar 400 varre, dhjetëra mbetje skeletore dhe më shumë se 3500 objekte si Unaza e varrit qendror, më strukturë shumë të vjetër monumentale.Arkeologët thonë se tuma e Kamenicës përfaqëson monumentin mortor më të madh të llojit të vet në raport me 200 tumat e tjera të gërmuara në Shqipëri dhe në zonat fqinje të Ballkanit e më gjerë.Sipas specialistit te monumenteve te kultures Korcë Spartak Kasuli, mungesa e një ciceroni e penalizon vendvarrimin e shpallur monument kulture i kategorisë së parë.Sot Korca numëron 144 monumente te kategorisë së parë, ku një prej tyre është edhe tuma e kamenicës.