Indonezia, ekzekutimi i 10 të burgosurve në grup
Prokurori i përgjithshëm i Indonezisë deklaron se ekzekutimi i 10 të burgosurve për trafik droge do të kryehet në të njëjtën kohë. Deklarata e Muhammad Prasetyo vjen në kohën kur Australia po bën të pamundurën të bindë autoritet indoneziane të heqin dënimin me vdekje për dy shtetasit e saj që ndodhen në grupin e të dënuarve.“Ekzekutimet do të kryen të gjitha në të nëjjtën kohë. Sapo gjithcka të jetë gati, ne do t’i ekzekutojmë të gjithë bashkë në grup,” tha ai.Australia i ofroi dje Indonezisë të paguajë të gjitha kostot e trafikantëve të drogës në burg , nëse ndryshon dënimin e tyre nga vdekje në burg të përjetshëmm. Propozimi i bërë nga ministrja e jashtme autralaine Julie Bishop u refuzua nga xhakarta zyrtare, e cila dekalroi se nuk është një cështje negociatash , por çështje ligjore . Myuran Sukumaran, 33 vjeç dhe Andrew Chan, 31 vjeç u arrestuan në vitin 2005 gjatë tentativës për të kaluar një sasi heroinë jashtë kufijve indonezianë. Tetë të burgosurit e tjera janë francezë, brazilianë, nigerianë dhe indnezianë. Ata po mbahen në burgun e sigurisë së lartë në ishullin Nusakambangan në pritje të ekzekutimit të dënimit me vdekje. Indonesia ka dënime të ashpra për trafikimin e drogës dhe ekzekutimet rifilluan në vitin 2013 pas një pauze 5 vjeçare.