Kryeqyteti “mes” Bashës dhe Veliajt, 2 festa në Tiranë për Ditën e Verës

“14 Marsi” është festa e Elbasanit. E megjithatë Dita e Verës në Tiranë është ndarë në dysh. Në pjesën më të madhe të kryeqytetit ka organizuar festë qeveria, ndërsa në pjesën e mbetur ka ofruar aktivitete bashkia.[caption id="attachment_478838" align="alignnone" width="640"]bashkia Në foto: Aktivitetet e organizuara nga Bashkia e Tiranës për Ditën e Verës[/caption]Nga sheshi “Skenderbej” me bandën frymore të ushtrisë e deri tek pjesa e bulevardit te Presidenca ekskluzivitetin e festimeve e kishte ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.[caption id="attachment_478840" align="alignnone" width="640"]mmsr Në foto: Aktivitetet të organizuara nga MMSR për Ditën e Verës[/caption]Erjon Veliaj: “Pas një jave me telenovelë politike kemi një ditë të re energji të re. Shpresoj që të sjellë mbarësi për të gjithë shqiptarët. Më vjen mirë që kemi ditë si kjo e sotmja ku kuptojmë se ka më shumë sesa politikë e sherre banale. Më vjen mirë që njerëzit janë këtu.Në çdo kënd të aktiviteteve ka qënë vetë ministri Erjon Veliaj, një emër që për Tiranën është përfolur edhe si kandidat për kryebashkiak.[caption id="attachment_478670" align="alignnone" width="640"]veliaj basketboll Në foto: Aktivitete të organizuara nga MMSR për Ditën e Verës[/caption]  Erjon Veliaj: “Nuk e di cfarë po bën bashkia. Kam gjithë ditën që jam nëpër Tiranë dhe më duhet të zbuloj se me çfarë po merret bashkia. E kuptoj se ka pasur një axhendë të ngjeshur me protesta. Por besoj se bashkia duhet të menaxhojë qytetin dhe jo protestat. Më vjen mirë që aty ku bashkia la një boshllëk sipërmarrja e institucione të tjera shtetërore  mbushën vakumin që ekzistonte.Në sheshin Nënë Tereza ishte pjesa e festimeve që i takonte bashkisë së drejtuar nga Lulzim Basha e cila kishte organizuar po ashtu kënde festive.[caption id="attachment_478845" align="alignnone" width="640"]bashkia 2 Në foto: Aktivitetet e organizuara nga Bashkia e Tiranës për Ditën e Verës[/caption][caption id="attachment_478846" align="alignnone" width="640"]bashkia 3 Në foto: Aktivitetet e organizuara nga Bashkia e Tiranës për Ditën e Verës[/caption] Lulzim Basha: “Sot, nuk është dita që qeveria të bëjë shoë dhe propagandë, sot është dita të reflektojmë të gjithë sëbashku sepse mënyra sesi kemi ecur deri tani në këtë një vit e gjysëm, nuk po prodhon për shqiptarët as punë, as mirëqenie, por vetëm fatkeqësi, pasiguri dhe varfëri.Ndaj detyra jonë, e vendimmarrësve është të shohim rrugën e daljes nga kjo krizë ekonomike, sociale,  sigurie dhe e gjithanshme. Unë dua të përsëris premtimin tim para shqiptarëve se unë dhe opozita jemi tërësisht të angazhuar për të gjetur rrugët e zgjidhjes dhe për t’i ofruar shqiptarëve një ofertë të re. Një ofertë të re që t’u japë siguri për veten e tyre dhe fëmijët e tyre. Një ofertë të re që të ofrojë  zgjidhje reale dhe jo truke për një ditë. Truket dhe lojërat janë për Ditën e Verës, shqiptarët meritojnë dhe kanë nevojë për zgjidhje reale që të fillojnë nga spastrimi i politikës nga krimi, rikthimi i Shqipërisë qytetarëve përmes një qeverie që kontrollohet nga qytetarët dhe jo qytetarëve që  kontrollohen nga qeveria”Kështu Tirana festoi dy herë për një ditë vere, të paktën politikisht e ndarë në dysh me aktitivetete qeveri-bashki. Sa për qytetarët, sigurisht ishte thjeshtë një mundësi për të dalë nga rutina e përditshmërisë dhe u derdhën ka kufij ndarës bulevardit të Tiranës.[caption id="attachment_478847" align="alignnone" width="640"]bashkia 4 Në foto: Aktivitetet e organizuara nga Bashkia e Tiranës për Ditën e Verës[/caption]I pari nga zyrtarët e lartë që uroi shqiptarët për Ditën e Verës ishte kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi në Twitter"Gezuar Diten e Veres paçi te gjithe miresi dhe besim se me e mira eshte ende perpara ne rrugen e te ardhmes per familjen tuaj e vendin tone!” shkruajti Rama më pas vizitoi Durrësin dhe Elbasanin.[caption id="attachment_478848" align="alignnone" width="640"]dita e vereeesss Në foto: Festimi i Ditës së Verës në Tiranë[/caption][metaslider id=478643]Aktivitetet ne TiraneBashkia e Tiranës  dhe qeveria kanë planifikuar një sërë aktivitetesh  në sheshin “Nënë Tereza” dhe te diga e Liqenit Artificial, duke nisur nga ora 10.00.Nga ana  e saj Policia e Shtetit për të siguruar mbarëvajtjen  do bllokojë rrugët ku do të zhvillohen aktivitetet:Nga ora 07:00 -17:00 bllokohet lëvizja nga sheshin  Skënderbej- sheshi Nënë Tereza Nga ora 12:00 - 24:00 bllokohet lëvizja në rrugën Pjeter BogdaniBllokim lëvizjeje në rrugën Myslym Shyri deri në bulevardAktivitetet e organizuara nga ministria10:00 - 10:30 - Sheshi Skënderbej deri tek KryeministriaBanda Frymore e Ushtrisë10:00 - 11:00 - Sheshi përpara TOB deri tek KryeministriaAnsambli i Këngëve dhe Valleve10:00 - 12:00 - Rruga "Myslym Shyri". Midis Parkut Rinia dhe Ministrisë se EkonomisëAktivitet Sportiv: Minifutboll për fëmijë dhe të rinj10:00 - 11:00 - Zona përpara Galerisë së ArteveInstrumentistët e Liceut Artistik "Jordan Misja"10:00 -12:00 - Parku Rinia, në hapësirën pranë Monumentit të Pavarësisë."Atletik kids", demonstrime Karate , Judo, Lojëra sportive të ndryshme .Cirku i Tiranës.11:00- 12:00 - Parku Rinia (në hapësirën përpara Taivanit, përballë GKA)Teatri Kombëtar i Kukullave10:00 - 12:00 - Trotuari i Taivanit (perballe ish Hotel Dajtit)Agjensia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe organizatat partnere11:00 -12:00 - Sheshi para Kryeministrisë , Danci Sportiv.10:00 -12:00 - Ura e madhe tek Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" Simultane shahu.10:00 - 14:00 - Koncert në Bulevardin Dëshmorët e Kombit- 10:00-12:00 Muzikë me DJ- 12:00 - 13:00 Këngëtarë shqiptarë- 13:00 - 14:00 Emiliana Torrini10:00 - 12:00 - Lulishtja "Vëllezërit Frashëri"Basketboll për fëmijë dhe të rinj10:00-14:00 - Tek lulishtja para Rognerit ( busti i Ismail Qemalit).Panairi i Artizanatit Tiranë . Në Panair do të ekspozohen produktet e 200 Artizanëve nga e gjithë Shqipëria dhe trevat përreth, që i përkasin zonave rurale,të rinj dhe mosha të mesme që hasin vështirësi punësimi, gratë me probleme social-ekonomike, personat me aftësi të kufizuar dhe komuniteti Rom.16:00 - Qëndra Rinore TiranëShkolla e Baletit, kurse të baletit popullorAktivitetet e organizuara nga bashkiaTapeti i luleve: Do të pikturohen me shkumës lule gjigande nga studentë të Universitetit të Arteve, të cilët do të krijojnë një tapet lulesh në shesh. Për këtë punë artistike do të angazhohen një numër shumë i madh artistësh nga Universiteti i Arteve.Panairi Eko: Kompani lulesh dhe riciklimi do të bëhen pjesë e këtij panairi, ku do të krijojnë një kopësht të madh në sheshin  “Nënë Tereza”, ndërsa kompanitë e riciklimit do të promovojnë punimet e tyre të realizuara nga mbetjet urbane, duke dhënë mesazhin që riciklimi i mbetjeve i shërben një mjedisi më të pastër. Riciklimi nga shkollat 9 vjeçare të Tiranës, të cilat do t’i bashkëngjiten panairit të riciklimit për të promovuar punët e tyre si model e mesazh për të gjithë nxënësit.Performacat artistike: Një grup prej 20 artistësh do të jenë prezentë gjatë gjithë ditës. Këta artistë do të jenë të llojit karikaturistë, grupe xhazi, piktorë, instrumentistë, fotografë, grupe cirku, street- artistë etj.Kulinaria e produkteve, “Jeto eko - Festo eko”!, ku subjekte të ndryshme do të bëhen pjesë e kulinarisë, si model për të promovuar produkte ushqimore natyrale.Pikturo lulen tënde! Në një kënd të caktuar të sheshit, 4 artistë të rinj do të pikturojnë lule dhe pemë me shkumës ekologjik, si një lloj “proteste” për një ambient më të pastër.Agrokultura: Në aktivitet do të marrin pjesë disa gra të cilat do të sjellin për ekspozim produktet e tyre agro. Produktet e bujqësisë dhe agrobiznesit do të jenë nga të gjitha vendet e Shqipërisë.Aktiviteti “Show Akrobatik me Rastin e Ditës së Verës”, do të realizohet në bashkëpunim me Aeroclub - Albania dhe do të zhvillohet në digën e Liqenit Artificial të Tiranës, ku shtatë pilotë të nivelit më të mirë botëror do të performojnë akrobacira dhe lojra në prani të shumë spektatorëve, për rreth dy orë. Aeroclub - Albania është e vetmja shkollë për pilotë që fluturojnë me velë dhe që mundëson mësimin e manovrave ekstreme akrobatike. Ato zhvillohen përherë mbi ujë, për arsye sigurie. Aeroclub-Albania ka një traditë disa vjeçare duke organizuar shumë evente sportive. Manovrat dhe figurat akrobatike janë të shumta dhe tejet dinamike, me shpejtësi dhe lëvizje e rrotullime të rrufeshme.[caption id="attachment_478629" align="alignnone" width="640"]dita e veres tirane 3 Pamje nga festimet e Ditës së Verës, Tiranë, 14 mars 2015[/caption][caption id="attachment_478617" align="alignnone" width="640"]dita e veres tirane Pamje nga festimet e Ditës së Verës, Tiranë, 14 mars 2015[/caption]