ISIS pranon besnikërinë e xhihadistëve nigerianë të Boko Haram
Grupi i Shtetit Islamik të Sirisë dhe Irakut ka mirëpritur premtimin e besnikërisë të organizatës xhihadiste nigeriane, Boko Haram, sipas zëdhënësit të ISIS këtë të premte në mëngjes, 13 mars.“Ne ju njoftojmë lajmin e mirë për zgjerimin e Kalifatit deri në Afrikën Perëndimore sepse kalifi ka pranuar besnikërinë e vëllezërve tanë në Nigeri,” tha zëdhënësi i ISIS, Mohammed al-Adnani.ISIS ka konfiskuar toka të shumta në Irak e Siri dhe ka shpallur aty “kalifatin islamik”, duke marrë premtime besnikërie nga xhihadistët e Egjiptit dhe Libisë.Të shtunën, më 7 mars nëpërmes një regjistrimi zëri, lideri i Boko Haram, Abubakar Shekau tha se “ne i premtojmë besnikëri kalifatit mysliman”.Shekau e kishte përmendur dhe herë të tjera më parë nëpërmjet video-mesazheve Bagdadin, përpara se të shpallte premtimin për bashkim.Ka prova se militantët nigerianë, përgjatë kryengritjes së tyre 6-vjeçare kanë marrë më shumë se 13 mijë jetë njerëzish dhe kanë lënë 1.5 milion pa shtëpi.Zëdhënësi i ISIS, Adnani, urdhëroi myslimanët t’i bashkohen militantëve në Afrikën Perëndimore dhe insistoi në zgjerimin e Kalifatit.“Kalifati ynë po reziston dhe po avancon në drejtimin e duhur. Ditë pas dite, Shteti Islamik po bëhet më i fortë,” tha ai.Ai tha se grupi xhihadist ishte i sigurtë në fitoren e tij, pavarësisht sfidave me të cilat duhet të përballet.Prej disa muajsh, ISIS është targetuar nga sulmet ajrore të një koalicioni të udhëhequr nga SHBA dhe ka pësuar tërheqeje territorial në Siri dhe Irak.