Lushnje, tregtarët protestë para bashkisë kundër taksës së tatim-fitimi
Tregtarët e tregjeve industrialë në Lushnje kanë protestuar para bashkisë kundër pagimit të taksës së tatim fitimit. Ata e justifikojnë kërkesën me xhiron e vogël ditore dhe të ardhurat e pakta. Por bashkia e Lushnjes cilësoi se tregtarët kanë afat deri në muajin qershor për të paguar sipas ligjit.Lushnje-Tregtarët e tregut industrial në Lushnje, janë mbledhur para bashkise, në shenjë proteste pas një kontrolli të bërë nga tatim taksave e drejtorisë së qarkut Fier.Nga kontrolli i ushtruar ka rezultuar qe te gjithe keta tregtare kane punuar si ambulantë të palicencuar.Por tregtarët thonë se për shkak të xhiros së ulët ditore nuk mund të përballojnë minimumi 20 mijë lekë në vit që duhet nga pagesa e sigurimeve shoqerore dhe tatim fitimi te mbledhura se bashku.Nenkryetarja e bashkisë Lushnje, Teuta Korreshi thotë se të gjithë subjektet duhet të zbatojnë ligjin, kur për këta tregtarë, qershori është afati i fundit për tu licencuarPrej 7 vitesh keta tregtarë në Lushnje kane punuar si ambulantë dhe kane paguar vetem qirane e ambienteve ku kryejne aktivitetin.