Elbasani në prag të 14 Marsit, çelet panairi “Dita e Verës 2015”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Mars 2015, 20:10
Tashmë i kthyer në një traditë, panairi i "Ditës së Verës" është çelur edhe këtë vit në Elbasan. Rreth 50 biznese nga vendi e rajoni, për tre ditë do të prezantojnë produktet e tyre.Panairi "Dita e Verës 2015" organizohet nga Bashkia e Elbasanit në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë. Kryebashkiaku Qazim Sejdini vlerësoi rëndësinë e panairit që hap siparin e festimeve për Ditën e Verës.Festimet për Ditën e Verës në Elbasan do të fillojnë në 13 mars me koncertin "Dita e Verës -Festë", në teatrin "Skampa", për të vijuar më pas me një koncert të madh festiv në sheshin "Gensher" me pjesëmarrjen e valltarëve dhe këngëtarëve të muzikës popullore.