Protesta, PD: Policia të përmbahet brenda kufinjve të ligjit
Partia Demokratike deklaroi sot se mazhorancën e ka zënë paniku për protestën e nesërme në Tiranë.Numri dy i kësaj partie, Arben Ristani, i bëri thirrje policisë së shtetit të përmbahet brenda kufinjve të ligjit, e mos të reagojë prej panikut e dëshpërimit të dyshes Rama-Meta.Deklarata e plotëMazhoranca është kapur nga paniku i protestës së nesërme popullore, sepse të dhënat tregojnë se pjesmarrja e shqiptarëve në këtë protestë do të jetë madhështore.Qindra mijë qytetarë do të bashkohen nesër në Tiranë në orën 11 në Sheshin Skenderbej, për të ngritur zërin e tyre;kundër krimit në qeverisje,kundër pasigurisë,kundër varfërisë,kundër mjerimit, kundër arrogancës së dyshes Rama-Meta.I ka zënë paniku Edi Ramën, Ilir Metën dhe lolot e tyre, sepse, janë ata shkaktarët e depresionit të madh ekonomik të vendit dhe inkriminimit masiv në çdo qelizë të shtetit, deri në kupolën më të lartë të tij.I ka zënë paniku, se në sytë e gjithë shqiptarëve, Ilir Meta është sot i akuzuar për porositjen e dy vrasjeve, ndërsa Edi Rama është i akuzuar si bashkëpunëtor.I ka zënë paniku, sepse Edi Rama dhe Ilir Meta, e kanë tradhëtuar popullin, kanë sjellë varfëri, papunësi e skamje, korrupsion, e zhvatje të qytetarëve.I ka zënë paniku sepse kanë shtypur dhe terrorizuar njerëzit çdo ditë prej dy vitesh, dhe tani është radha e popullit sovran që të marrë fatet në dorë.Partia Demokratike i bën thirrje policisë së shtetit të përmbahet brenda kufinjve të ligjit, e mos të reagojë prej panikut e dëshpërimit të dyshes Rama-Meta.Krimi dhe kriminelët janë në gjirin e qeverisjes dhe mazhorancës, jo tek populli.Asgjë nuk do ta ndalë marshimin e nesërm.Ne i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve pa dallim, që të vijnë e t’i japin zë kërkesave të tyre e të bashkohen me kauzën e drejtë dhe të madhe të shqiptarëve.Partia Demokratike do të jetë në ballë të kësaj proteste madhështore për të sotmen e të ardhmen e vendit dhe demokracisë.