Anastas Angjeli diplomohet anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Europës
Akademiku Anastas Angjeli ndërohet duke marrë diplomën si anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Europës.Prof.Dr.Anastas Angjeli është një figurë e shquar në fushën ekonomike në vendin tonë. Profesor në Ekonomi-Financë, me një kontribut të shquar në këtë fushë, veçanërisht në atë të Financave Publike dhe të Reformave Strukturore në Ekonomi.Prej vitit 1982 e më pas, ka kontribuar në profesoratin e Fakultetit të Ekonomisë së Universitetit të Tiranës e më tej, pas vitit 1990, me angazhimin e tij në politikë.Ka qenë Deputet i Kuvendit të Shqipërisë prej vitit 1991-2005, disa herë drejtues i komisioneve kuvendore për çështjet ekonomike e financiare dhe Ministër i Ekonomisë, Ministër i Financave dhe Ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale, për një periudhe të gjatë kohe gjatë tranzicionit.Aktualisht është deputet ka themeluar një universitet dhe ka shkruar një sërë librash. Në ceremoninë e ndarjes së diplomave në Salzburg të Austrisë mori pjesë Presidenti i Austrisë Heinz Fischer.