Përgjimet, në Shkup "bombat" e Zaev transmetohen drejtpërdrejt
Partia opozitare maqedonase LSDM e Zoran Zaevit ka publikuar drejtpërdrejt materiale të ashtuquajtura "bombë" që kanë të bëjnë me biseda të përgjuara në pushtetin aktual, ku nuk kanë shpëtuar as funksionarë shqiptarë.Në videot që u transmetuan për disa orë në sallën universale në Shkup, tregohej për biseda të përgjuara që hedhin dritë mbi skandale dhe afera të pushtetit aktual. Në këto video tregohet për disa raste të manipulimit në zgjedhje se si janë shtypur letërnjoftimet false, apo si janë vjedhur materialet zgjedhore.Në bisedat e para të përgjuara telefonike, dëgjohet se si ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski dhe ministri i Arsimit Spiro Ristovski porosisin letërnjoftime për tu shfrytëzuar për votime masive dhe të falsifikuara në Strumicë dhe Resnjë.Kjo video konferencë ku janë të pranishëm gazetarë, qytetarë dhe diplomatë po transmetohet drejtpërdrejt edhe nga gjitha mediat e vendit.