Parlamenti Europian, komision hetimor për "LuxLeax"

Parlamenti Europian ka nisur hetimet për skandalin e taksave të njohur tashmë si "Lux Leaks". Nëntorin e kaluar, pas marrjes së detyrës së presidentit të Komisionit Europian nga ana e Zhan Kold Junker, një grup gazetarësh siguruan dëshmi që ish kryeministri i Luksemburgut ka qenë personalisht i përfshirë në negociatat për marrëveshje të favorshme fiskale me koorporata të mëdha shumëkombshe për të regjistruar selitë e tyre qendrore atje.Megjithatë, komisioni special i ngritur nga Parlamenti Europian nuk ka fuqi të thërrasë si dëshmitar vetë Junker, që është në qendër të skandalit."Ne nuk jemi garantues të ligjit. Ne jemi ligjvënës. Donim të zgjeronim hetimin e shtypit edhe në vendet e tjera anëtare përveç Luksemburgut. Me shumë gjasa janë deri në 6 shtete ku situata nuk është normale", tha eurodeputeti francez, Alen Lamasur i qendrës së djathtë.Ndërsa belgu Filip Lamberts, është një prej mbështetësve më të mëdhenj të ngritjes së këtij komisioni. "Sa herë që ka zbulime dhe skandale, bota politike reagon me ndrojtje. Qëllimi i këtij komisioni është që të ushtrojë presion mbi vendet anëtare për të ndryshuar praktikat fiskale".