Ambasada SHBA: Mbledhja e grupit të miqësisë u shty për shkak të mungesës së vullnetit të PD

Mungesa e vullnetit të PD për të marrë pjesë në mbledhje dhe situata politike në  vend ishte shkaku i shtyrjes së mbledhjes së takimit te grupit të miqësisë Amerikano-Shqiptare "Në përgjigje të pyetjeve të shumta që kemi marrë nga mediat sot, Ambasada deklaron sa më poshtë: Mbledhja inaguruese e grupit të miqësisë Amerikano-Shqiptare u shty për shkak të klimës politike aktuale në Parlament dhe mungesës së vullnetit të Partisë Demokratike për të marrë pjesë në mbledhje", thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë bërë publike pasditen e 10 marsit 2015.Një ditë më parë edhe Ora News kontaktoi me Ambasadën Amerikane në lidhje me shtyrjen e kësaj mbledhje, por ambasada kërkoi që t’i referoheshim parlamentit shqiptar, duke qenë se ky është një grup miqësor i parlamentit dhe jo një grup i sponsorizuar nga Ambasada Amerikane.11056991_10204955170552694_1061962534_n