Ahmetaj: Reformat, mundësi për të nxjerrë ekonominë shqiptare nga kriza

Reformat janë mundësia e vetme për nxjerjen e ekonomisë shqiptare nga kriza. Ministri i Zhvillimit Ekonomik Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj  gjatë fjalës së mbajtur në  konferencën e nivelit të lartë në Vjenë u ndal tek reformat aktuale të ndërmarra në kuadër të Programit të Qeverisë shqiptare me FMN dhe Bankën Botërore.Ai sqaroi gjithashtu politikat e qeverisë shqiptare për garantimin e stabilitetit makroekonomik dhe financiar në vend, kontrollin e financave publike si dhe me  objektivat për borxhin publik e deficitin.Gjatë vitit 2014 Shqipëria ndërmori reforma në sektorë të rëndësishëm si energjia, pensionet, reforma administrativo-territoriale apo ajo në drejtësi.