Spanja arreston dy të dyshuar për formimin e celulës islamike

Spanja ka arrestuar dy persona të dyshuar se janë pjesë e një celule islamike që po planifikonte të kryente sulme terroriste në vend dhe shtete të tjera perëndimore. Të dyshuarit janë arrestuar në Seuta, enklavën spanjolle ne Marok, si pjesë e të njejtin operacion që solli në ndalimin e katër të tjerëve që dyshoheshin se përdornin rrjetet sociale për rekrutim terroristësh.Ministri i Brendshëm spanjoll, Horge Fernandez, tha se të dyshuarit ishin të indoktrinuar dhe gati për të kryer sulme. Sipas tij, që prej shtatorit, përmes disa operacioneve policore janë arrestuar mbi 20 vetë ndërsa shqetësimi në të gjithë Europën është rritur për shkak të rrezikut të kthimit në vendet e origjinës të personave që kanë luftuar për llogari të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.Të dielën një grua marokene me qendrim në Spanjë u arrestua pasi dyshohej që donte të shkonte në Siri për t'u bashkuar me luftëtarët e ISIS, ndërsa të hënën në Francë, katër vetë u arrestuan të dyshuar se kishin lidhje me Ahmedi Kulibalin, një prej organizatorëve të sulemve terroriste në Paris në 7 janar.