Monika Kryemadhi dëshmoi në Prokurori: Gati të ballafaqohem me Tomën dhe shokët e tij
Ka zgjatur më shumë se 2 orë dëshmia e deputetes së LSI, njëherësh bashkëshortja e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, Monika Kryemadhi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në lidhje me akuzat e deputetit Tom Doshi.Në përfundim të dëshmisë Kryemadhi ka dhënë një deklaratë të shkurtër për mediat, duke thënë se është e gatshme të ballafaqohet me Tom Doshin për këto akuza.Midis të tjerave, deputetja e LSI i ka kërkuar Tom Doshit dhe Sali Berishës që të mos merren me gratë dhe fëmijët.Monika Kryemadhi: “Meqënëse malësori Tom dhe malësori Sali Berisha merren me gra dhe fëmijë, isha në Prokurori për të dhënë gjithë shpjegimet e mia rreth ngjarjes dhe jam gati të ballafaqohem në Prokurori me Tomën dhe shokët e tij për cdo problem që ai ka. Dua t’ju siguroj dhe juve që meqënëse përmenden të gjithë familjarët, gjyshja ime ka vdekur nëse pretendon Toma ta shpëtojë në rastin e tij”Kryemadhi u paraqit në Prokurori rreth orës 19:30 të mbrëmjes duke dhënë variantin e saj lidhur me këto akuza. Paraqitje e Kryemadhit në Prokurori erdhi vetëm pak minuta pas një publikimi të Tom Doshit në facebook, ku përmendej edhe Monika Kryemadhi.Tom Doshi ka deklaruar se Monika Kryemadhi e njihte porositësin për vrasjen e tij dhe të deputetit Fufi.Ja çfarë ka shkruar Doshi sot në FB për KryemadhinSa here ka folur ky person me Monika Kryemadhin ne kete periudhe? Eshte detyrim para shqiptareve qe keto gjera te zbardhen njehere e pergjithmone. Toni i Metes dhe i Monikes ka bere dhe porosi te tjera per vrasje, te cilat fatkeqesisht jane finalizuar ne krim. Se shpejti ai duhet te sqaroi se kush ka qene porositesi i vrasjeve te tjera. Njerezit po e vrasin friken dhe kane filluar te tregojne me shume se sa dime deri tani.Tom Doshi: Monika Kryemadhi e njihte ToninTom Doshi gjatë një interviste ka deklaruar se Monika Kryemadhi, bashkëshortja e Ilir Metës e njihte Fatjon Skënderin me pseudonimin Toni i Kombinatit.“Meta thirri edhe Monikën. Pyeti Monikën dhe i tha ti e njeh Tonin? Po i tha Monika, Toni i Kombinatit. A e di, i tha, ku e ka lokalin? Po, i tha, afër shtëpisë tonë.”- tha Doshi gjatë një interviste ne Top Story.[caption id="attachment_476901" align="aligncenter" width="640"]
Në foto makina e Monika Kryemadhit duke hyrë në Prokurori[/caption][caption id="attachment_476896" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Monika Kryemadhi në makinë duke hyrë në Prokurori[/caption]