Ligji për mbetjet, debate në Komisionin e Ekonomisë. PD braktis diskutimin

Debati për mbetjet urbane është kthyer në një përplasje politike mes maxhorancës dhe opozitës, në Komisionin e Ekonomisë.Opozita ka braktisur tryezën e komisionit në shenjë proteste pasi sipas Deputetit Bode projektligji i prezantuar nga ministria e Mjedisit është një marifet taksash që bie mbi konsumatorin dhe situata politike në vend është aq e tensinuar saqë nuk le vend për të tilla diskutime.Kaq ka mjaftuar që maxhoranca përmes kryetarit të Komisionit Erion Braçe dhe ministrit të mjedisit Lefter Koka, të akuzojnë opozitën për dhënie të koncesioneve pa  kriter për të cilat sipas tyre duhet të flasë drejtësia.Projektligji për sistemin e depozitës për menaxhimin e mbetjeve në Republikën e Shqipërisë, u miratua me votat e maxhorancës dhe ka si synim nxitjen e riciklimit të mbetjeve, si dhe rregullimin e menaxhimit të mbetjeve në burim që do të kryhet përmes  dhënies me koncesion një administrator ku qeveria do të vjelë 50% të të ardhurave.